Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

James Rodriguez në radarin e Liverpoolit

Ylli i Real Madridit, James Rodriguez raportohet se është një nga synimet kryesore të Liverpoolit për afatin kalimtar të verës.

Sipas Mirror, nëse “Të Kuqtë” arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm atëherë do të synojnë transferimin e kolumbianit, transmeton Koha.net.

Raportohet se 25 vjeçari kërkon të largohet nga “Santiago Bernabeu” për shkak të mos minutazhës nën menaxhimin e Zinedine Zidane.

Rodriguez ka startuar vetëm në shtatë takime në La Liga këtë sezon për Real Madridin.

Artikuj të ngjashëm