Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli me ofertë për Jamesin

Liverpooli është duke përgatitur një ofertë për transferimin e mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.

Menaxheri Jurgen Klopp besohet se do të përforcojë sulmin gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa James Rodriguez pritet të largohet nga klubi spanjoll pasi nuk ka gjetur vend në formacionin bazë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Don Balon, Liverpooli e ka ndërmend të thyejë rekordin e klubit duke paguar 43 milionë funte.

James Rodriguez kaloi te Real Madridi nga Monaco në vitin 2014 për 63 milionë funte.