Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

James në radarin e Realit

chelsea, sport, futboll, 18 prill,

Mbrojtësi i Chelseat, Reece James, ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Real Madridit. “Daily Mirror” ka raportuar të hënën, se krerët e Realit kanë shprehur interesim për transferimin e James në fund të këtij edicioni.

Mësohet se te Reali kanë mbetur të impresionuar me paraqitjen e 22-vjeçarit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe për këtë arsye po insistojnë në blerjen e tij. James luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe te Reali po shihet si zëvendësim i duhur për Dani Carvajalin. Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro.

James ka gjashtë gola e shtatë asistime në 31 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat për Chelsean.