Forma impresive e Italisë është duke shkaktuar probleme për seleksionuesin Roberto Mancini.
Cilin nga lojtarët të mos e ftojë në Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm?
Italia ka mbyllur ciklin eliminator për “Evropianin 2020” në mënyrë të shkëlqyer të hënën mbrëma, duke mposhtur Armeninë me rezultatin 9:1. Ishte fitorja më e thellë e Italisë në 71 vjet, shkruan sot Koha Ditore.
Për herë të parë, Italia kishte shtatë golashënues të ndryshëm. Tre nga ta – Nicolo Zaniolo, debutuesi Riccardo Orsolini dhe Federico Chiesa – hapën “konton” e golave me përfaqësuese.
“Ata të gjithë janë djem të rinj që po përmirësohem me çdo ndeshje të kaluar. Ne kemi gjashtë muaj të përgatitemi për Kampionat Evropian, duhet të përmirësojmë disa gjëra dhe më pas do të jetë vështirësia për të lënë dikë në shtëpi që e meriton të jetë në skuadër”, ka thënë Mancini.
Zaniolo 20-vjeçar, që po ashtu luan në krah të sulmit, është përdorur në sulm për herë të parë nga Italia përkrah Ciro Immobiles dhe Chiesas, ndërsa shënoi dy gola.
“Jam shumë i lumtur, është një ëndërr e realizuar, por e di se ende duhet të përmirësohem. Jam i lumtur të luaj në të dy krahët, por edhe brenda në sulm. Kudo që duhet të luaj, unë do të luaj dhe gjithmonë do të jap më të mirën. Nëse ftohem për “Euro 2020”, atëherë do të jetë një ëndërr e realizuar”, ka thënë Zaniolo.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)