Pesë muaj më parë, Roma ishte veçuar nga seleksionuesi i Italisë, Roberto Mancini, si skuadër që nuk po i jep minutazhë të mjaftueshme lojtarëve italianë si Nicolo Zaniolo, Lorenzo Pellegrini e Bryan Cristante.
Të martën, Mancini ishte në tribuna në "Stadio Olimpico", ndërsa të tre lojtarët luajtën në fitoren 2:1 të Romës ndaj Portos në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Mancini mund të jetë larguar nga ndeshja me një ndjenjë dukshëm më optimiste për të ardhmen e përfaqësuese, përcjell sot Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë përgjithësi Roma aktivizoi shtatë italianë në përbërjen startuese për ndeshjen ndaj Portos, skuadra e parë që ka bërë këtë në Ligën e Kampionëve që kur Juventusi e bëri ndaj Copenhagenit në vitin 2013.
Shkëlqimin më të madh padyshim e pati 19-vjeçari Zaniolo, që shënoi dy golat e Romës, duke treguar sërish pse është një nga talentet më të mëdhenj që ka prodhuar Italia për disa vite....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).