Italia, që tashmë ka siguruar biletën për Euro 2020, sonte ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Armenisë.
Azzurët shënuan fitore prej 9 me 1 në shtëpi, transmeton Koha.net.
Immobile dhe Zaniolo shënuan nga dy gola në këtë takim, derisa nga një gol shënuan Barella, Romagnoli, Jorginho, Orsolini, dhe Chiesa.
Derisa golin e nderit për armenët e shënoi Babayan.
Kjo është ndeshja me më së shumti gola të shënuara nga kombëtarja italiane.
Edhe
Fitore dramatike e Italisë
Italia shkon në Euro 2020 me bilanc të 100 për qind nga ndeshjet kualifikuese nga 10 fitore në po aq ndeshje, derisa ka shënuar 37 gola e ka pësuar vetëm katër sosh.
Si e dyta nga Grupi J është kualifikuar Finlanda me 18 pikë.