Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia mposht Armeninë, vazhdon bilancin e qindpërqindtë

Italia ka vazhduar bilancin e qindpërqindtë në rrugën për Euro 2020, duke e mposhtur Armeninë në xhiron e pestë të Grupit J kualifikues.

Italia fitoi si mysafire 1 me 3.

Karapetian realizoi për armenët i pari, para se Andrea Belotti me dy gola dhe një tjetër i Pellegrinit të kthenin rezultatin në favor të italianëve.

Italia i prin grupit me 15 pikë, gjashtë para Finlandës si ndjekëse e parë.