Shoqata e Gjyqtarëve të futbollit italian ka vendosur të nisë një kurs për të trajnuar gjyqtarë të rinj për t'u bërë specialistë të sistemit VAR, pas një sërë ankesash në lidhje me vendimet e këtij edicioni. Ankesat kanë ardhur nga klubet në Serie A.
Sipas “Calciomercato”, gjyqtari i caktuar, Gianluca Rocchi, ka dhënë mendimet e tij për situatën dhe ka njoftuar se do të nisë një kurs specialistësh.
“Nëse arbitri sjell me vete qëndrimin që ka në fushë, ai gabon. Pikërisht për këtë do të formohet një ekip për të specializuar gjyqtarët e rinj në VAR. Ne duam të trajnojmë gjyqtarë sipas modelit evropian”, deklaroi Rocchi.
Kurset e reja do të fillojnë nga korriku dhe aktualisht është e paqartë se sa kohë do të duhet për të përfunduar.