Italia ka shënuar fitore të madhe për të bërë vend në çerekfinale të Eurobasketit. Të dielën mbrëma në Berlin, Italia ka mposhtur Serbinë me rezultatin 94:86.
Serbia vlerësohej favorite, por italianët në parket kanë shfaqur më shumë dhe kanë fituar ndeshjen.
Serbisë nuk i kanë mjaftuar 32 pikët dhe 13 kërcimet e Nikola Jokiqit, MVP-së së NBA-së. Marco Spissu udhëhoqi Italinë me 22 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.
Artikuj të ngjashëm