Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia bindëse ndaj Estonisë

Italia ka dominuar dhe ka fituar thellë ndaj Estonisë, të premten mbrëma në Eurobasket. Në ndeshjen e luajtur në Milano, Italia fitoi me shifrat 83:62.

Ndeshja i ka takuar grupit C.

Achille Polonara kontribuoi me 12 pikë, 11 kërcime e pesë asistime në fitoren e Italisë. Simone Fontecchio i kishte 19 pikë, ndërsa Nicolo Melli realizoi 17.

Kerr Kriisa ishte më i miri te Estonia me 20 pikë e gjashtë asistime.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në mbrëmje, Serbia fitoi ndaj Holandës me rezultatin 100:76.

Artikuj të ngjashëm