Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitorja e parë për Estoninë

Estonia ka shënuar fitoren e parë në Eurobasket. Të martën, Estonia fitoi ndaj Britanisë së Madhe me rezultatin bindës, 94:62. Ndeshja në Assago të Italisë i takoi grupit C të Evropianit të basketbollit.

Maik-Kalev Kotsar udhëhoqi Estoninë me 15 pikë e tetë kërcime. Te Britania e Madhe u dallua Carl Wheatle me 12 pikë e 11 kërcime.

Britania ka pësuar humbjen e katërt dhe është pa gjasa për të kaluar në fazën nokaut.