Kroacia e ka fituar ndeshjen dramatike me Estoninë, të hënën në kuadër të Kampionatit Evropian në basketboll. Në ndeshjen e grupit C, në Milano, Kroacia fitoi me rezultatin 73:70. Kështu kroatët kanë bërë hap të rëndësishëm drejt raundit nokaut në Eurobasket.
Dario Shariq udhëhoqi Kroacinë me 15 pikë e 12 kërcime. Maik-Kalev Kotsar ishte më i miri tek Estonia me 17 pikë e pesë kërcime.
Kroacia tani ka dy fitore e një humbje. Ndërkohë Estonia e ka pësuar humbjen e tretë dhe thuajse është pa gjasa për avancim.