Kroacia e ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C të Eurobasketit. Të enjten, Kroacia fitoi ndaj Ukrainës me rezultatin 90:85. Të dy përfaqësueset avancojnë në fazën nokaut, përkatësisht në një të tetën e finales.
Bojan Bogdanoviq udhëhoqi Kroacinë me 27 pikë e shtatë kërcime. Volodymyr Herun i Ukrainës e mbylli ndeshjen me 21 pikë e gjashtë kërcime.
Kroacia me fitore e ka siguruar vendin e tretë në grup.
Artikuj të ngjashëm