Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Portugalia për herë të parë në fazën nokaut të Eurobasketit

Protugalia

Portugalia ka arritur sukses historik në basketboll. Për herë të parë portugezët janë kualifikuar në fazën nokaut të Eurobasketit.

Portugalia të mërkurën fitoi 68:65 ndaj Estonisë për të avancuar nga Grupi A. Miguel Queiroz u dallua te Portugalia me 10 pikë e nëntë kërcime. Rafael Lisboa i kishte 17 pikë e pesë asistime, ndërsa 11 pikë e tetë kërcime i kishte Travante Williams.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me 15 pikë fitoren e ndihmoi Neemias Queta.

Portugalia e përfundon garën në Grupin A me dy fitore e tri humbje, bilanc i mjaftueshëm për kualifikim në një të tetën e finales.