Ukraina ka shënuar fitore të rëndësishme në Eurobasket. Të hënën mbrëma në Milano, Ukraina fitoi me rezultatin 84:73.
Ukrainasit tani kanë tri fitore në grupin C. Më herët kanë fituar ndaj Britanisë së Madhe dhe ndaj Estonisë. Ndërkohë Italia ka pësuar humbjen e dytë. Fillimisht kishte fituar ndaj Estonisë e më pas ishte mposhtur nga Greqia.
Sviatoslav Mykhailiuk ishte më meritori për fitoren e Ukrainës. Ai ndeshjen e përfundoi me 25 pikë e katër kërcime. Achille Polonara ishte më i miri tek Italia me 17 pikë e shtatë kërcime.
Ukraina me tri fitore avancon në raundin nokaut.