Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia mposht Maqedoninë e Veriut, luan ndeshje vendimtare me Ukrainën

Italia nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Ka fituar 5:2, të premten mbrëma në Romë.

Federico Chiesa i shënoi dy gola për Italinë, ndërsa nga një e realizuan Matteo Darmian, Giacomo Raspadori e Strephan El Shaarawy.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dy golat për Maqedoninë e Veriut i shënoi Jani Atanasov.

Italia është e dytë në Grupin C të kualifikimeve për Euro 2024. I ka 13 pikë, sa edhe Ukraina në vendin e tretë. Maqedonia e Veriut mbetet me shtatë pikë në vendin e katërt.

Nga ky grup tashmë është kualifikuar Anglia, që ka 19 pikë.

Ukraina e Italia luajnë të hënën ndeshje vendimtare për vendin e dytë në grup dhe kualifikimin në Evropian. Ndeshja do të luhet në Leverkusen të Gjermanisë prej orës 20:45.

Arijan Ademi,Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu dhe Agon Elezi startuan te Maqedonia e Veriut. Luajti edhe Isnik Alimi.