Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa, ka qenë ylli i Përfaqësueses së Italisë në fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut, në kualifikime për “Euro 2024”.
“Azzurrëve” u duhej fitorja në “Stadio Olimpico” të premten, për të mbetur në garë për t’u kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm në Gjermani.
Tani ndeshjen vendimtare do ta kenë me Ukrainën më 20 nëntor. Chiesa, i cili nuk luajti për kohë të gjatë për Italinë shkaku i lëndimeve në muskuj, u kthye me dy gola në pjesën e parë të premten mbrëma, për t’i dhënë epërsinë 3:0 në pjesën e parë.
Në fund, të udhëhequrit nga Luciano Spalletti fituan 5:2.
Artikuj të ngjashëm