Sport

Italia fiton 2:0 ndaj Maltës

Italia e ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet për Euro 2024. Pasi u mposht nga Anglia në ndeshjen e parë, Italia të dielën mbrëma fitoi 2:0 ndaj Maltës.

Në fakt fitorja e Italisë ishte e pritur. Mateo Retegui shënoi për 1:0 në minutën e 15-të, ndërsa në minutën e 27-të për 2:0 shënoi Matteo Pessina.

Malta ka pësuar humbjen e dytë. Italia ndeshjen e ardhshme kualifikuese e luan më 9 shtator ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup.