Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e pritur e Anglisë ndaj Maltës

Futbollistët e Anglisë pa telashe kanë shënuar fitoren e radhës në kualifikimet për “Euro 2024”. TË premten mbrëma, Anglia triumfoi ndaj Maltës me rezultatin 2:0 për t’u konfirmuar në krye të Grupit C me 19 pikë të mbledhura.

Për Anglinë, kjo ishte fitorja e gjashtë në këto eliminatore, ku e ka edhe një barazim, ndërsa kualifikimin në Evropian e ka siguruar më herët.

Enrico Pepe me autogolin e shënuar në minutën e tetë, bëri që Anglia të kalojë në epërsi ndaj Maltës.

Golin e dytë, me të cilin u konfirmua fitorja e Anglisë, e shënoi sulmuesi Harry Kane. Kane shënoi në minutën e 75-të pas asistimit të Bukayo Sakas për t’ia shkaktuar Maltës humbjen e tetë në po aq ndeshje të luajtura.