Federata e Futbollit të Italisë ka pasur biseda me Carlo Ancelottin për postin e përzgjedhësit të kombëtares.
Azzurri shkarkoi Giampiero Venturan pas humbjes së shansit që të kualifikohej në Botëror dhe Ancelotti mbetet trajneri i preferuar për këtë kombëtare.
Sipas “SkySports”, vetë Ancelotti është i hapur për dëgjimin e ofertave nga federata italiane.
Ancelotti ka mbetur pa skuadër që nga shkarkimi prej Bayernit në fillim të sezonit të ri.