Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti refuzon Italinë

Carlo Ancelotti ka refuzuar ofertën për të drejtuar Përfaqësuesen e Italisë në futboll, duke e lënë Roberto Mancinin favorit për të marrë postin, bëjnë të ditur raportimet në mediumet italiane të dielën.

Ancelotti, 58-vjeçar, që u shkarkua nga Bayern Muencheni në shtator, është takuar me krerët e Federatës së Futbollit të Italisë në Romë të hënën e kaluar, sipas raportimeve të publikuara në gazetat italiane “Corriere dello Sport” dhe “Gazzetta dello Sport”, transmeton “Koha Ditore”.

Një nga arsyet e Ancelottit për refuzimin ishte se beson se mund të sigurojë një vend pune me një skuadër të madhe evropiane.

Italia, aktualisht në pozitën e 20-të në renditjen e FIFA-s që është më e ulëta në histori, ka mbetur pa seleksionues të qëndrueshëm që nga nëntori, kur u shkarkua Gian Piero Ventura pas dështimit që të kualifikohet në Botërorin në Rusi këtë verë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)