Carlo Ancelotti raportohet se i ka rënë pishman dhe ka refuzuar postin e përzgjedhësit të Italisë, duke shtuar spekulimet se do të zëvendësojë Arsene Wengerin tek Arsenali.
58-vjeçari, një nga dy trajnerët e vetëm që ka fituar Ligën e Kampionëve tre herë, mësohet se dëshiron të qëndrojë te ndonjë klub dhe është i hapur për rikthim në Premier Ligë.
“Mirror” raporton se Ancelottit i ishte ofruar pozita e përzgjedhësit të Italisë, por ai tash ka refuzuar ofertën.
Arsenali është në kërkim të zëvendësuesit të Wengerit që do të largohet në fund të sezonit.
Luis Enrique, Massimiliano Allegri janë emrat tjerë që përmenden për këtë pozitë.
Artikuj të ngjashëm