Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali favorit për Ancelottin, Napoli synon Gattuson

Foto: Reuters

Mediat italiane raportojnë se Arsenali është vënë pas trajnerit Carlo Ancelotti, pasi u shkarkua nga Napoli.

Ai gjithashtu është lidhur me një kalim tek Evertoni, transmeton Koha.net.

Rezultatet e dobëta në Serie A kanë bërë që krerët e Napolit të marrin vendim për shkarkimin e Ancelottit, i cili tani mund të rikthehet në Premier Ligë.

Sky Sport Italia raporton se Arsenali është favorit për shërbimet e Ancelottit, derisa Napoli synon që në postin e trajnerit të sjellë, Gennaro Gattuson.