Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali e vë në presion Artetan

Mikel Arteta

Drejtuesit e klubit të Arsenalit do t’i japin edhe një mundësi trajnerit Mikel Arteta.

Sipas mediave angleze, dy humbjet në dy ndeshjet e para në Premier League, ka bërë që krerët e klubit t’i vënë kushte trajnerit spanjoll.

Arteta thuhet se ka kohë deri në muajin tetor të rikthehet te rezultatet pozitive përpara se të shkarkohet.

Madje, thuhet se drejtuesit e klubit londinez si zëvendësues të Artetas po e shohin trajnerin italian, Antonio Conte. Conte, aktualisht, është i papunë pas largimit nga Interi me të cilin ekip u shpall kampion në Serie A.