Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia e mposht 7:0 kundërshtaren e ardhshme të Kosovës

Italia ka fituar thellë, 7:0, ndaj kundërshtares së ardhshme të përfaqësueses së Kosovës në futboll. Të premten, Italia e shkatërroi San Marinon, me të cilën Kosova takohet më 1 qershor në Prishtinë.

Federico Bernardeschi, Gian Marco Ferrari, Matteo Politano (2), Andrea Belotti dhe Matteo Pessina (2), shënuan golat për Italinë.

Italianëve u janë dashur 30 minuta për ta zhbllokuar rezultatin, por më nuk janë ndalur së shënuari. Me këtë ndeshje Italia ka nisur përgatitjet për Evropian.

Sipas mediave italiane ishte ndeshje e rëndësishme për Roberto Mancinin para se të vendos për 26 lojtarët për Euro 2020.