Sport

Italia e fortë për Shqipërinë

Italia ka arkëtuar pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Shqipërisë, për kualifikimet në Botëror.

Azurët filluan për mrekulli takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 12-të për Daniele De Rossit, raporton Koha.net.

De Rossi u tregua i saktë nga penaltia, të cilën e kishte shkaktuar Migjen Basha në sulmuesin e rrezikshëm Andrea Belotti.

Në minutën e 58 takimi u ndërpre për disa minuta për shkak se tifozët shqiptarë kishin hedhur në fushë mjete piroteknike.

Kurse pas rifillimit të ndeshjes Italia shënoi edhe njëherë përmes Ciro Immobiles në minutën e 71.

Me këtë fitore Italia mban vendin e dytë me dhjetë pikë, përderisa Shqipëria mban vendin e katërt me vetëm gjashtë pikë.