Italia do ta thellojë rekordin për ndeshje pa humbje. Pasi ditë më parë vendosi rekord duke arritur ndeshjen e 36-të pa humbje, Italia po udhëheq bindshëm ndaj Lituanisë, në ndeshjen kualifikuese për Botëror.
Pas pjesës së parë rezultati është 4:0 në të mirë të Italisë. Moise Kean ka shënuar dy gola për Italinë, ndërsa një e shënoi Giacomo Raspadori.
Edgaras Utkus shënoi autogol.
Në ndeshjen tjetër të grupit C, Irlanda e Veriut dhe Zvicra po luajnë pa gola. Zvicra ka humbur penallti. Haris Seferoviq dështoi nga pika e bardhë.
Artikuj të ngjashëm