Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia vazhdon me fitore

Përfaqësuesja e Italisë ka vazhduar me fitore në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Italia e mposhti në udhëtim Përfaqësuesen e Lituanisë me rezultatin 2:0, në ndeshjen e Grupit C.

Stefano Sensi (47’) dhe Ciro Immobile (90’+4) nga penalltia shënuan për fitoren e Italisë.

Për Italinë, kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara në këtë cikël kualifikues.

I prinë grupit me nëntë pikë të grumbulluara, derisa Lituania mbetet e fundit pa pikë.

Artikuj të ngjashëm