Kombëtarja e Italisë ka shënuar fitoren e dytë në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.
Italia ka fituar me rezultat 2:0 në udhëtim te Bullgaria të dielën.
Në pjesën e parë italianët shënuan me Andrea Belottin nga pika e bardh në minutën e 43-t.
Në pjesën e dytë mysafirët shënuan edhe një gol.
Manuel Locatelli ngriti epërsinë në 2:0 me golin e shënuar në minutën e 83-të.
Italia bënë pjesë në Grupin C, dhe është në pozitën dytë me gjashtë pikë sa ka edhe Zvicra që është në pozitën e parë me gjashtë pikë.
Artikuj të ngjashëm