Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Istogu fiton bindshëm finalen e parë

Hendbollistet e Istogut e kanë fituar bindshëm finalen e parë të plejofit në Superligën e Kosovës.

Të premten në palestrën në Istog, skuadra vendase fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 37:24. Istogu herët nisi shkëputjen dhe më pas mbajti epërsi të lartë. Dayane Da Rocha i shënoi tetë gola, ndërsa gjashtë i kishte Albina Rugova. Shumica e lojtareve të Istogut realizuan gola.

Te Vushtrria pesë gola i shënoi Kosovare Avdiu, ndërsa nga katër i kishin Burneta Rama, Agnesa Hysa e Gentiana Basholli.

Istogu pritet ta sigurojë titullin në ndeshjen e dytë që pas disa ditësh luhet në Vushtrri.