Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ish-lojtari i Chelseat e mëson në Twitter se është shkarkuar

Ish-sulmuesi i Francës, Florent Malouda, ka mësuar nëpërmjet Twitterit se është shkarkuar nga detyra e tij në stafin e trajnerëve te skuadra zvicerane FC Zuerich.

Klubi i Superligës së Zvicrës në një deklaratë të publikuar në Twitter të enjten, ka thënë se vendimi është marrë bashkërisht me Maloudan për t’i dhënë fund bashkëpunimit, ndërsa francezi ishte angazhuar dy muaj më parë për të ndihmuar që të stërviten sulmuesit dhe lojtarët e rinj në klub, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Del se projektet e tjera në të cilat Florent Malouda mbetet i përfshirë nuk përshtaten me detyrat e planifikuara nga Zuerichu”, është thënë nga klubi.

Mirëpo ish-lojtari i Chelseat dhe Lyonit shpejt iu përgjigj klubit në Twitter: “Vërtet unë nuk e kam ditur këtë”.

Malouda, që ka luajtur 80 ndeshje për Francën, i dha fund karrierës së tij në futboll vitin e kaluar, duke luajtur për FC Differdangen në Luksemburg.

Në vitin 2017, Malouda kishte shkelur rregullat e FIFA-s duke ndërruar përfaqësuesen kur luajti për Guajanën Franceze, ku është lindur, në Gold Cup kundër Hondurasit.

Edhe Ish-lojtari i Chelseat shkarkohet nga posti i trajnerit pas fitores 8:0 Futboll Ish-lojtari i Chelseat shkarkohet nga posti i trajnerit pas fitores 8:0

Guajana Franceze u gjobit dhe ndeshja të cilën barazoi 0:0 u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Hondurasit. FIFA i ndalon lojtarët që të luajnë për dy përfaqësuese, pos në raste të caktuara dhe me lejen e saj.

Guajana Franceze, një departament i jashtëm i Francës, ka kontestuar këtë duke thënë se rregulla nuk duhet aplikuar, pasi që nuk është anëtare e FIFA-s.