Eliminimi nga Kupa e Zvicrës i ka kushtuar me largim trajnerit Franco Foda nga Zuerichu. Foda është shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta edhe në kampionatin aktual të Zvicrës.
Kampioni i Zvicrës ka humbur gjashtë nga tetë ndeshjet e para. Nuk ka asnjë fitore, ndërsa ka barazuar dy herë.
Pjesë e Zuerichut janë shumë futbollistë shqiptarë. Te klubi zviceran janë Fidan Aliti, Mirind Kryeziu, Lindrit Kamberi, Blerim Xhemaili, Bledian Krasniqi dhe Donis Avdijaj.