Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdijaj mund të largohet nga Zuerichu

Sulmuesi kosovar Donis Avdijaj mund të largohet nga Zuerichu. Gazeta zvicerane “Blick” ka shkruar se Zuerichu nuk do ta mbante nëse në adresë të tyre vjen një ofertë për Avdijajn.

“Skuadra është shumë e madhe pa paraqitje në Kupën Evropiane.

Do të thotë: Me një ofertë pr Donis Avdijajn, që ishte kërkesë e ish-trajnerit Franco Foda, apo sulmuesi me zero gola Ivan Santini, Zuerichu sigurisht që nuk duhet të negociojë më shumë”, shkruan “Blick” të mërkurën.

Pjesa e dytë e kampionatit në Zvicër nis të shtunën. Kampioni Zuerichu ka mision mbijetesën në elitën e futbollit zviceran.