Mbrojtësi i Chelseat, Wesley Fofana, është larguar nga grumbullimi i Përfaqësueses së Francës. Ai ishte pjesë e Francës për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve por u detyrua që të largohej pasi ka probleme me gjurin e këmbës së majtë.
Franca të enjten luan në shtëpi ndaj Izraelit. Të dielën luan në udhëtim tek Italia. Franca është në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve me nëntë pikë.
Fofana të dielën u lëndua gjatë ndeshjes ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit.
23-vjeçari Fofana këtë edicion në Premier League ka luajtur në dhjetë ndeshje.