Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi mund të shkarkohet nëse humb nga Juventusi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, mund të shkarkohet nga detyra në rast se e humb ndeshjen “Derby d’Italia”.

“Nerazzurrët” kanë pasur nisje të dobët të vitit 2022, duke marrë vetëm tri fitore gjithsej.

Mossuksesi i tyre ka bërë që Milani dhe Napoli ta kalojnë në renditjen e ligës italiane, ndërsa tani edhe Juventusi në vendin e katërt është vetëm një pikë larg.

“La Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur të shtunën se kjo ndeshje do të jetë vendimtare për teknikun italian.