Simone Inzaghi nuk dëshiron shitjen e Milan Skriniarit. Trajneri italian ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë të pamundurën për ta mbajtur qendërmbrojtësin.
Sipas “Gazzetta dello Sport” trajneri ka kërkuar të refuzohen të gjitha ofertat për mbrojtësin sllovak.
Inzaghi llogarit në shërbimet e qendërmbrojtësit për sezonin e ri.
Skriniar është lidhur me një largim nga Interi pas interesimit të Paris Saint-Germain.
27-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.
Klubi do të nisë bisedimet me lojtarin për vazhdimin e kontratës.
Artikuj të ngjashëm