Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi vendos të mos e dënojë Vidalin

Arturo Vidal nuk do të dënohet nga Interi për reagimin e tij pasi u zëvendësua kundër Juventusit të martën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Kiliani nuk ishte i kënaqur me vendimin e trajnerit Antonio Conte, i cili e zëvendësoi në minutën e 73-të dhe në vend të tij e inkuadroi Christian Eriksenin.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se gjendja fizike e mesfushorit e ndalon atë të luajë për 90 minuta dhe për këtë arsye Conte e largoi nga loja.

33-vjeçari i ka luajtur 25 ndeshje që nga transferimi i tij nga Barcelona verën e vitit të kaluar dhe ka shënuar dy gola e po aq asistime.