Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi pa Vidalin e Sanchezin në ndeshjen e kthimit kundër Juventusit

Trajneri i Interit, Antonio Conte nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin Alexis Sanchez dhe mesfushorin Arturo Vidal për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit, kanë njoftuar të enjten mediumet italiane.

Si Sanchez ashtu edhe Vidal do të jenë të suspenduar për këtë ndeshje që zhvillohet të martën e ardhshme në Torino.

Ndeshja e parë e luajtur ditë më parë, përfundoi me fitoren e Juventusit 2:1.

Megjithatë, Interit për duelin e kthimit do t’i kthehen Romelu Lukaku e Achraf Hakimi që munduan në ndeshjen e parë për shkak të suspendimit. Ndërkohë, Atalanta do të jetë pa qendërmbrojtësin Cristian Romero për ndeshjen e kthimit kundër Napolit pas barazimit pa gola në përballjen e parë.