Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi vendos ta blejë kartonin e Correas

Krerët e Interit kanë vendosur ta blejnë kartonin e sulmuesit Joaquin Correa.

Mediumet italiane kanë raportuar se tek Interi kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e Correas, të cilin kanë vendosur ta blejnë. Correa para fillimit të këtij edicioni, u huazua te Interi nga Lazio te kampioni në fuqi.

Për huazimin e tij, Interi pagoi pesë milionë euro për një vit dhe muajin tjetër do të paguajë edhe 25 milionë euro për ta bërë transferimin e tij të përhershëm.

Correa me Interin pritet të shkruajë kontratë deri në verën e vitit 2025. Këtë sezon, Correa ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim në 17 paraqitje për Interin.