Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi siguron Correan

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi ka siguruar shërbimet e sulmuesit Joaquin Correa.

“Sky Sport Italia”, ka njoftuar të mërkurën, se Interi tashmë ka arritur marrëveshje me Lazion për transferimin e Correas. Për kartonin e sulmuesit, Interi do t’i paguajë Lazios 30 milionë euro dëmshpërblim, plus një milionë tjera në formë bonusesh.

Pas marrëveshjes mes klubeve, Correa do t’i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore te Interi përpara se ta firmos kontratën. 27-vjeçari pritet të firmos me Interin kontratë katërvjeçare. Argjentinasi ishte pjesë e Lazios prej vitit 2018 kurse karrierë në Evropë, ka bërë edhe te Sevilla e Sampdoria.

Sezonin e shkuar, Correa shënoi 11 gola dhe asistoi gjashtë herë në 38 ndeshje për Lazion në të gjitha garat.