Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi synon mbrojtësin e Cityt

Klubi zi-kaltër kërkon të përforcojë mbrojtjen.

Interit i shtohet edhe një emër tjetër që dëshiron ta transferojë.

Bëhet fjalë për Eliaquim Mangalan aktualisht te Manchester City, ku nuk është pjesë e planeve të trajnerit Pep Guardiola, i cili nuk e ka aktivizuar për asnjë minutë këtë sezon.

E për më shumë i skadon kontrata në qershor. Drejtori sportiv zi-kaltër, Piero Ausilio, ua kërkoi “qytetarëve” edhe në afatin kalimtar të kaluar në huazim, por anglezët u përgjigjën se ishin të gatshëm të bisedonin vetëm për shitjen, transmeton ksp.

Sipas ‘The Sun’, Interi është gati të marrë Mangalan në huazim për gjashtë muaj për ta transferuar si lojtar të lirë duke i ofruar një kontratë të re.

Kujtojmë që për shërbimet e francezit, City pagoi plot 40 milionë euro në arkat e Portos, teksa zi-kaltrit kërkojnë ta marrin falas.