Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi siguron talentin bullgar

Interi ka arritur marrëveshje për sensacionin 15-vjeçar nga Bullgaria, Nikola Iliev.

Këtë e ka bërë të ditur agjenti i tij, Kaloyan Ivanov për Novapress.

“Ishim afër edhe me Ajaxin po ashtu, por kemi ndier se Interi është klubi i duhur për të”.

Mesfushori kreativ tashëm është duke luajtur për skuadrën bullgare Botev Plovdiv.

“Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio është dashur të udhëtojë për në Bullgari, por vizita e tij është anuluar për shkak të krizës nga koronavirusi. Nëse çdo gjë shkon mirë, ai do të nënshkruaj me klubin e madh italian në verë. Ne jemi të gatshëm të ndahemi me Botevin në mënyrë të rregullt. Nuk do të ketë probleme. Për Ilievin ka pasur interesim edhe nga Levski Sofia, CSKA dhe Ludogoretsi, por dëshira jonë ishte që ai të vazhdonte procesin e rritjes në një klub të huaj”, ka thënë agjenti Ivanov.

Për shkak të koronavirusit futbolli është i pezulluar dhe aktiviteti i klubeve për transferim të lojtarëve është minimizuar.