Interi është në kërkim të një portieri të ri. Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit zikaltër janë duke tentuar të sjellin një portier të ri si zëvendësues i Samir Handanoviqit.
Portieri slloven do ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2022, por përkundër kësaj klubi po synon ta sjellë zëvendësuesin e Handanoviqit.
Në listën e dëshirave të Interit, është portieri i Udinesese, Juan Musso, Alex Meret i Napolit dhe Marco Silvestri i Veronas.
Handanoviqi 36-vjeçar është pjesë e Interit që nga viti 2012, kur u transferua nga Udinese.