Portieri slloven Samir Handanoviq pritet të largohet në fund të këtij edicioni nga skuadra e Interit. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të premten se drejtuesit e Interit kanë marrë vendim për ta nxjerrë në shitje Handanoviqin, të cilit i skadon kontrata me ekipin italian në vitin tjetër.
Te Interi, aspak nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Handanoviqit këtë edicion, ku për shkak të disa gafave të tij, ekipi i ka humbur ndeshjet. Handanoviq 36-vjeçar është pjesë e Interit prej vitit 2012 kur iu bashkua nga Udinese dhe këtë sezon ka 29 paraqitje në të gjitha garat. I
nteri tashmë ka nisur kërkimin për portierin e ri dhe thuhet se po synon transferimin e portierit argjentinas Juan Musso, i cili është pjesë e Udineses. Musso 26-vjeçar ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2023 dhe Interi është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro dëmshpërblim për shërbimet e tij.