Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi nuk dorëzohet për Vidalin

Mesfushori kilian, Arturo Vidal mbetet një nga dëshirat e mëdha të drejtuesve të Interit për këtë afat kalimtar.

Edhe pse vetëm pak ditë më parë drejtori i përgjithshëm i Bayern Munichut, Kar Heinz Rummenigge deklaroi që Vidali do të qëndrojë në Munih 100 për qind, Interi nuk është dorëzuar për shërbimet e tij, transmeton kp.

Mediat në Itali shkruajnë që Vidali është i gatshëm të kthehet në Serie A, por më parë duhet bindur Bayernin për ta shitur atë.

Interi ofron 50 milionë euro për ish-futbollistin e Juventusit, ndërsa atij i ofron pagë prej 7.5 milionë euro në vit.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e ardhshme e Bayernit për kilianin.