Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi e dëshiron Arturo Vidalin

Interi dëshiron ta ketë në radhët e veta mesfushorin kilian, Arturo Vidal, raporton Corriere dello Sport.

Gjiganti italian dëshiron ta përforcojë edhe më tepër skuadrën në mënyrë që të mund ta rivalizojë Juventusin për titullin e Serisë A, transmeton Koha.net.

Përkundër që Vidali ka edhe një vit kontratë të mbetur me Bayernin, kampioni gjerman po kërkon 30 milionë euro.

Gjithashtu raportohet se Vidal dëshiron largimin nga Allianz Arena.