Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi pas Vidalit

Foto: Reuters

Interi është duke e menduar një tjetër goditje në këtë afat kalimtar.

Bëhet fjalë për dëshirën e vjetër të “zikaltërve”, mesfushorin Arturo Vidal, transmeton KTV.

Sipas “Football-Italia”, trajneri Antonio Conte u ka kërkuar drejtuesve të klubit edhe një futbollist për mesfushën, me kilianin i cili është një nga favoritët për ta përforcuar skuadrën e Interit.

Në edicionin e ardhshëm, minutat për Vidalin do të jenë të limituara te Barça, kurse tek Interi i Contes, mesfushori do të ishte një nga lojtarët kryesorë të mesfushës.