Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi në bisedime për vazhdim të kontratës me Bastonin

Interi është në bisedime me italianin Alessandro Bastoni për kontratën e re pesëvjeçare dhe shpreson që ai ta nënshkruajë atë në fillim të vitit 2021. 21-vjeçari e ka siguruar një vend në skuadrën e Antonio Contes pasi u kthye nga huazimi vitin e kaluar nga Parma, dhe qendërmbrojtësi ka shkëlqyer me paraqitje.

Bastoni ka luajtur tri herë me Italinë deri tani, ndërsa te skuadra e Interit do të jetë deri në vitin 2023. Megjithatë, “tuttomercatoweb”, bën të ditur se “nerazzurrët” synojnë që ta mbajnë lojtarin e akademisë së Atalantas deri në vitin 2025. Bastoni ka luajtur katër herë në Serie A në edicionin e ri, ndërsa në total ka 40 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm