Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bastoni mund të vazhdojë kontratën me Interin

Interi është takuar me zyrtarë të Alessandro Bastonit dhe po punohet të merret vesh për vazhdimin e kontratës së futbollistit deri në vitin 2025.

“Tuttomercatoëeb” njoftoi të hënën se “nerazzurrët” synojnë që ta mbajnë ende në ekip italianin.

21-vjeçari ka luajtur 14 herë në Serie A këtë edicion, teksa ka kontribuuar me një asistim. Kontrata aktuale i përfundon në vitin 2023.

Paraqitjet e tij të mira qëkur u rikthye nga Parma ku ishte i huazuar në edicionin 2018/19, kanë bindur zyrtarët që ta mbajnë në ekip qendërmbrojtësin për një kohë të gjatë.