Interi nuk ka arritur të nxjerrë më tepër se një barazim ndaj Sampdorias në udhëtim në xhiron e tretë të Series A të Italisë.
Klubi kampion i Italisë dy herë ishte në epërsi prej një goli, por në fund u desh të kënaqej me një pikë.
Federico Dimarco (18’) dhe Lautaro Martinez (44’) shënuan golat për Interin, ndërsa për Sampdorian realizuan Maya Yoshida (33’) dhe Tommaso Augello (47’).
Për Interin janë pikët e para të lëshuara këtë stinor.
Pas tri xhirove ka shtatë pikë, ndërsa kryeson Napoli me nëntë pikë. Sampdoria në anën tjetër i ka dy pikë nga tri ndeshje.
Artikuj të ngjashëm